E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherri për Elvanën nisi 4 ditë më parë, ja historia e përplasjes

Krimi i të enjtes në mbrëmje ne ish bllok, e ka zanafillën në një tjeter përplasje të ndodhur pak ditë më parë në këtë zonë të frekuentuar të kryeqytetit.

 

Në një nga club-et me te njohura të Tiranës, Fabjol Gaxha ( viktime e krimit të fundit dhe truproje e Ervis Martinit) ka pasur një sherr me të dashurin e Elvana Gjatës dhe miqtë e tij.

 

Reklamë

Megjithatë palët  ndoshta krejt rastësisht janë ritakuar disa ditë më vonë, këtë herë në një bar restorant.

 

Mesa duket përplasja e parë ishte ende e ngrohte në kujtesë dhe i dashuri I Elvana Gjatës, pikërisht Ervin Mata nuk e ka harruar ngacmimin ndaj të dashurës së tij duke I kërkuar ndihme këtë herë miqve të tij, njeri prej të cilëve Merviol Bilo, qites profesionist në Forcat Komando.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë