Dalin në dritë detaja të reja në lidhje me plagosjen e dy të rinjve tek te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pak pas mesnate.

Enis Sanxhaku 20 vjec dhe Noa Mato 19 vjec dyshohet se janë plagosur si pasojë e një sherri që lindi nga manovrat e gabuara të dy mjeteve në rrugë mes dy grupe të rinjsh.
Personat e plagosur po ktheheshin nga një ndeshje futbolli në kalceto.

Duket se manovrat në rrugë me makina kanë bërë që të përplasen me një mjet tjetër. Këtu ka lindur edhe konflikti që ka precipituar deri në përdorimin e armeve.
Sanxhaku dhe Mato që mbeten të plagosur shkuan në spital me mjetin e tyre.

Policia vijon kontrollin në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *