E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

VIDEO/ Sherri para Kuvendit, momenti kur deputetët e PD bllokojnë ministrin Petrit Malaj

Këto janë pamjet e përplasjes fizike mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe deputetëve të opozitës. Ministri nuk është lejuar të futet në ambientet e Kuvendit, duke degraduar edhe në konfrontim fizik.

Siç dallohet nga pamjet, demokratët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti shtyjnë ministrit, në tentativë për të mos e lejuar që të hyjë brenda.

Reklamë

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës së Kuvendit për të “ulur gjakrat”.

Demokratët janë “zotuar” të mos lejojnë zhvillimin e punimeve të kuvendit si një shenjë protest ndaj dënimit me një vit burg të Ervin Salianjit, vendim të cilin e kanë konsideruar si tentativë për të heshtur opozitën./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë