Subscribe

Albana Vokshi, në emër të Komisionit të Rithemelimit dënon më forcë përplasjen që u regjistrua sot në selinë blu mes Evi Kokalarit, vetë Vokshit dhe simpatizantëve të PD.

 

Në reagimin e saj për mediat, ndërsa bën përgjegjës për këtë incident Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, ajo thekson se është e turpshme që gratë keqpërdoren si mburojë njerezore për ruajtjen e karriges.

 

Reagimi:

Komisioni i Rithemelimit të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD eshte shtepia e lirise se cdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerezore për ruajtjen e karrikes.

Nuk ka logore e mburoje njerezore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi.

Skenaret me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *