E diel, 27 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherri në Pezë mes kushërinjve, autori efektiv i FNSH

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur në Pezë ku një person u qëllua me plumb në kokë.

 

Mësohet se dy persona, kushërinjë me njëri-tjetrin, u përfshinë në një konflikt mes tyre, I cili më pas degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

 

Flamur Karaj, njëherësh punonjës I FNSH, hapi zjarr me pistoletë mbi kushëririn e tij Enver Karaj, I cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës.

 

Pas ngjarjes, Flamur Karaj u vetëdorëzua në polici, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

 

Ende nuk dihen shkaqet e krimit.

Vazhdo të lexosh