Subscribe

Vritet me armë zjarri një 51-vjeçar nga Shkodra.

Krimi, sipas policisë, ndodhi në oret e para te mengjesit ne fshatin Shelqet te Vaut te Dejes.

Alfons Palushi 37 vjec banor i Vaut te Dejes eshte konfliktuar ne lokalin e fshatit me shtetasin Agron Metushi nga Shkodra

Palushani eshte larguar drejt baneses se tij, ka marre arrmen dhe me pas ka pritur qe objektivi i tij te dale nga lokali

Ne momentin kur Agron Metushi ka tentuar te hipe ne makinen e tij, 37-vjecari Palushani ka qelluar me bresheri kallashnikovi duke e vrare.

Autori i ngjarjes ende nuk eshte kapur.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *