Vendi
Sherri me thika në Vlorë, policia sqaron ngjarjen

Pas një sherri të ndodhur mes një grupi të rinjsh në qytetin e Vlorës vjen dhe reagimi nga policia e këtij qyteti.
Ndonëse më herët u raportua se të rinjtë janë konfliktuar me armë të ftohta, policia e ka mohuar këtë fakt, dhe bën me dije se personat janë lënduar si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin e ngjarjes.
Sipas bluve në konflikt u përfshinë shtetasit me inicialet E.G., 31 vjeç, E.G., 24 vjeç, banues në Zhupan të Fierit (vëllezër), janë zënë për motive të dobëta me shtetasin M.B., 27 vjeç.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




