E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherri me thika në Korçë, reagon policia: Konflikti për motive të dobëta, dy persona të plagosur (EMRAT)

Policia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme, 31 gusht, në lagjen nr.1 të qytetit, ku disa persona janë konfliktur fizikisht me njëri-tjetrin.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se ngjarja u shënua rreth orës 21:30, në ambientet e një lokali, debat i cili agravoi deri në përdorimin e thikave.

Reklamë

Si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë