E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherri me thika në Korçë, arrestohen 8 persona

Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë.

Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit.

Sherri, i cili dyshohet se nisi për motive të dobëta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, duke përfunduar me të plagosur.

Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.

Reklamë

Çfarë ndodhi dje në Korçë

Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u plagosën me thikë pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve. Ngjarja ndodhi rreth orës  21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali.

Shërbimet e policisë, mbrëmjen e djeshme shoqëruan në komisariat tre shtetas të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë