E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë, reagon policia: Një 26-vjeçar i lënduar, 4 në kërkim

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes disa personave.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se si pasojë e sherrit ka mbetur i lënduar një 26-vjeçar, i cili mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Në kërkim, lidhur me ngjarjen janë shpallur katër persona, shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton zyrtarisht policia.

Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë