Kronikë
Sherr për parkimin, studenti i policisë plagos 27 vjeçarin me armë

Një 27 vjecar është plagosur mengjesin e kësaj të marten në Sauk.
Ervis Murati mbeti I plagosure me armë pas një sherri në parkingun e një hoteli afër Akademisë së Policisë por është jashtë rrezikut për jetën.
Madje dyshohet se autori i plagosjes së Ervis Muratit është një student I Akademisë së Policisë, I identifikuar si shtetasi me iniciale Ndue Ndoji I shpallur në kërkim tashmë.
Paraprakisht në njoftimin e policisë thuhet se gjithcka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive ndërsa burime për Vizion Plus sqarojnë se sherri mund të ketë nisur për shkak të zënies së rrugës në parkim nga një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




