E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, vritet shqiptari në Bruksel, viktima baba i tre fëmijëve

Një konflikt për një vend parkimi ka lënë pas një viktimë në Bruksel.

Një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga fqinji i tij.

Reklamë

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet apo nëse ka pasur motive të tjera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, raportoi agjencia lokale e lajmeve “dhnet.be”.

Pas krimit autori është arrestuar nga policia belge dhe po i nënshtrohet hetimeve.

Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.

Hetimet janë ende aktive dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e krimit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë