Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me armë gjahu të riun

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.
Një 49-vjeçar, i cili u konfliktua me një 26-vjeçar për shkak të një manovre të gabuar në qarkullim, ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së të riut.
“Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H. 49 vjeç, banues në Manzë”, njofton policia.
Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale./vizionplus.tv




