E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr për motive të dobëta/ 17-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta dy të rinj në Kavajë

Dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 16 vjeç kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta.

 

Reklamë

Policia bën me dije se i plagosur me mjet prerës ka mbetur shtetasi T. V., 25 vjeç, ndërsa me sende të forta shtetasi  M. Sh., 16 vjeç.

 

Autor i dyshuar i plagosjes, sipas burimeve policore është 17-vjeçari  F. S.

 

Kavajë/Informacion paraprak

 

Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë