Kronikë
Sherr pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani, tifozi godet me bidon efektivin e policisë

Përplasje mes tifozëve dhe policisë në Krujë, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani.
Policia bën me dije se shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.
Reklamë
Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




