E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Gjergj Arianiti” në Vlorë.

Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Reklamë

Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të qafës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi  B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë