Është shoqëruar me tensione mes familjarëve të viktimës dhe autorëve të dyshuar, seanca gjyqësore sot në Elbasan.

Familjarët e 15-vjeçarit Fatjon Bici kanë kundërshtuar vendimin për gjyq të shkurtuar për katër autorët e dyshuar, gjë që sipas procedurave do t’u ulë atyre 1/3 të vendimit çfarëdo të jetë ai.

Ndërkohë, seanca është shtyrë për shkak se nuk u plotësua numri prej tre gjyqtarësh.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Maj 2023 në qytetin e Gramshit.

Adoleshentët akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit goditën me thikë në zemër Fatjon Bicin dhe plagosën 15-vjeçarin Marko Liçi.

Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sporti 2” dhe pas krimit adoleshentët kanë ikur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll, por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar duke i kapur në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit.

Autori, Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg. Gjithashtu pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi. /vizionplus.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *