Pas publikimit të mesazhit nga debuteti Sali Berisha, për një përplasje të pretenduar mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës, ka ardhur dhe reagimi i SHÇBA.

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme në reagimin e saj thekson se përmbajtja e mesazhit dhe komentet e deputetit Berisha janë një manipulim i ulët dhe i shëmtuar.

 

“Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen “Nuhu”. Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës. SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *