Një sherr mes dy personave ka ndodhur në ambientet e një lokali në Korçë.

 

Mësohet se në konflikt janë përfshirë punonjësi i lokalit me iniciale P.R., 25 vjeç me të riun me iniciale E.P., 24 vjeç.

 

Punonjësi i lokalit ka qëlluar me thikë 24 vjeçarin, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas bluve, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa është shoqëruar autori.

 

Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P.R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *