Një person ka mbetur i plagosur nga një konflikt I çastit në Maliq të Korçës këtë të martë.

 

 

Sherri ka ndodhur në ambjentet e një loklai ku dy burra 35 dhe 40 vjeç janë goditur me thika me njëri tjetrin.

 

Njëri prej tyre ka mbetur I plagosur dhe është dërguar në SPitalin e Korçës ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.

 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.