Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi është përfshirë në një sherr, duke qëlluar në kokë një person.

 

Ngjarja është regjistruar në fshatin Dvoran të Korçës. Pas një konflikti verbal, 30-vjeçari Arsen Metko ka goditur në kokë me qytën e armës së zjarrit B.H 29 vjeç banues në fshatin Dvoran, Korçë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të Metkos, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Mbi 30-vjeçarin rendon akuza e veprës penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *