E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherr në komisionin e Ekonomisë, përplasje Braçe-Shehaj

Në fakt kjo do të ishte mbyllja e seancës së Komisionit të Ekonomisë, por pikërisht këtu ka nisur një debat mes deputetëve Agron Shehaj dhe Erjon Braces, debat i cili ka rrezikuar të përfundojë deri në konfrontim fizik.

 

Teksa në komision ishte e ftuar ministrja e drejtësisë për të folur për buxhetin e vitit 2018, deputeti demokrat ka  marrë dy herë fjalën, për ta vënë theksin tek reforma në drejtësi dhe financimi i saj, por për kreun e komisionit kjo çështje ishte jashtë fokusit.

 

Reklamë

Më pas dy deputetët janë konfliktuar dhe kanë debatuar mes tyre.

 

Përfaqësues të gardës kanë ndërhyrë për të c’tensionuar situatën e cila kaloi në akuza personale.

 

Pas kësaj situatë deputetët e opozitës janë larguar nga salla. Gjatë mbledhjeve në komisionin e ekonomisë Brace – Shehaj janë dy protagonistë të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë krijuar momente tensioni gjatë komunikimi mes tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë