Policia e Memaliajt ka vënë në pranga Altion Caca 30 vjeç, pasi ka qëlluar me thikë të atin në banesën e tij.

 

Bëhet me dije se Caca ishte kryeplak i fshatit Zhapokikë, i cili aktin e tentativës për vrasje e ka kryer në kushtet e depresionit.

 

Sipas policisë goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit, i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë një javë më parë 30-vjeçari ka qenë i arrestuar, pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *