E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Kronikë

Sherr në Durrës, policia tregon të vërtetën

Dy persona janë konfliktuar midis tyre në lagjen Nr.17 të Durrësit. Sipas policisë, si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi Xh.M. 26 vjeç.
Reagimi i policisë ka ardhur pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku thuhej se në sherr janë përfshirë disa simpatizantë të subjekteve politike.

“Sqarojmë që konflikti nuk ka ndodhur për motive politike, por si rezultat I një konflikti të mëparshëm në shtetin italian midis autorit dhe të dëmtuarit (për arsye punësimi). Është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në sqarimin e policisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë