Subscribe

Një sherr mes te rinjsh me thika e sende te tjera te forta i ka marre jetën njërit prej tyre. 22-vjeçari i identifikuar nga policia si Marvi Mihali humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të tjerë.

 

Sipas hetuesve, ngjarja e ndodhur në rrugën Gjin Bue Shpata fare pranë stadiumit Dinamo filloi për shkak të mosmarrëveshjeve për blerjen e një celulari nga viktima.

 

Mihali pretendonte se kishte blerë nga autorët një celular i cili nuk punonte dhe kërkonte ti ktheheshin paratë. Kjo ka mjaftuar që njëri prej tyre Dejvi Bitraj të thërrasë në ndihmë djalin e xhaxhait Eugen Bitraj dhe dy miqtë e tij Kridens e Marsel Alla.

 

Të rinjtë kanë nisur fillimisht  te godasin me grushte në njërën prej rrugicave të zonës Marvi Mihalin.

 

Me pas Eugen Bitraj e ka goditur disa herë me thikë. Edhe pse 22 vjecari u dërgua në spital ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes brenda pak orëve policia arriti të arrestojë 4 personat e përfshirë në vrasje. Nga ana tjetër Eugen Bitraj tha për uniformat blu se thikën e kishte hedhur në Lanë, por nga kërkimet e policisë arma e krimit nuk u arrit të gjendej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *