E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Pogradec, plagoset një person

Një sherr mes të rinjë në Pogradec ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Vizion Plus mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal në shëtitore ku disa të rinj janë konfliktuar për arsye banale për pasojë një prej të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Policia mbrriti në vendngjarje dhe ka arrestuar të rinjtë e tjerë.

Njoftimi:

Reklamë

Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë