E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset 23 vjeçari

Plagosje me armë zjarri në lagjen 14 të qytetit të Korçës.

Gjithçka ka ndodhur për motive të dobta bëjnë me dije burimet pranë vendit të ngjarjes ku një 17 vjeçar pas nje konflikti verbal me një 23 vjeçar e ka lënë këtë të fundit të plagosur në këmbë.

Burime të siguruara bëjnë me dije se i plagosuri është Klaudjo Lice, ndërsa autori ështe 17 vjeçari Th.Th.

Pas plagosjes minoreni është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për kapjen e tij si personi i dyshuar i kësaj ngjarje.

Ndërsa 23 vjeçari Klaudjo Lice ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë