E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjsh në Berat/ 18-vjeçari përfundon te ‘Trauma’

Një 18-vjeçar nga Berati është transportuar nga Berati në Spitalin e Traumës në kryeqytet si pasojë e plagëve të marra nga një sherr.

18-vjeçari me inicialet M.K nga fshati Lapardha është goditur me sende të forta nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Sipas Policisë konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta.

 

Reklamë

DVP Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjithashtu, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë