E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRI)

Një sherr banal mes disa shqiptarëve në Greqi ka degraduar në përdorimin e thikave.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Pire, ku Artur Mitro nga Berati ka mbetur i plagosur. Ai u qëllua disa herë me thikë nga bashkëatdhetari i tij, ku mori plagë të lehta në trup. Mitro ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë