Bota
Sherr mes shqiptarëve në Greqi, i riu godet me thikë 35-vjeçarin, në gjendje të rëndë në spital

Një i ri me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke mëngjesin e sotëm, 11 shtator.
Ai dyshohet se ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij, 35 vjeç mbrëmjen e së shtunës.
Reklamë
Sipas medieve greke ngjarja ka ndodhur në Heraklion.
Në fakt ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti dhe akuzohet për “tentativë vrasje”.
Kronika e episodit të përgjakshëm
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Therisos. Për arsye ende të panjohura, të dy shqiptarët kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Sherri ka agravuar dhe më pas i riu ka nxjerrë thikën e ka goditur bashkëkombasin e tij 35-vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka dëmtime në shpretkë dhe mëlçi./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




