Një festë u shndërrua në tragjedi në Tubirgo, pranë Milanos  pasi  një djal shqiptar 23 –vjec humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur jashtë një lokali mbrëmjen e të premtes.

 

Konflikti ishte I gjithi mes shqiptarëve pasi edhe autori i dyshuar është shtetas shqiptar, 34-vjec.

 

Sipas ndërtimit të ngjarjes nga karabinierët e Legnanos (Milano) ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

 

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur .

 

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi sërish, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide.

 

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano. 30-vjeçari i plagosur është shtruar në gjëndje të rëndë në spitalin e Busto Arsizio. Autori , i cili u godit disa herë nga pjesëmarrësit e në festë, teksa tentuan ta frenonin, u bllokua nga karabinierët.

 

Ai është dërguar në paraburgim.

 

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e, e cila ishte denoncuar si e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *