Dy kushërinj u përfshinë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, që mund të kishte përfunduar edhe me humbje jete.

 

Nga policia u njoftua se mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dushk në Belsh, shtetasit B. M., 60 vjeç, dhe Sh. M., 66 vjeç, kanë nisur një sherr për motive të dobëta.

 

Më pas, ata kanë përdorur sëpatat, duke goditur dhe plagosur njëri-tjetrin. Për fat të mirë, të dy ata ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *