Pesë persona janë arrestuar nga policia në Kamëz pas një sherri mes dy familjeve në Valias. Sipas informacioneve dyshohet se shkak për sherin janë bërë disa motive të dobëta.
Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër.
Ndërkohë, gratë që ishin përfshirë në konflikt, u proceduan penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.




