Vrasje me armë zjarri mes dy personave, banorë të të njëjtit fshat në Tropojë.

 

Sipas policisë ngjarja e rëndë ku ka mbetur viktime një 49-vjecar ka ndodhur në fshatin Çerem  sot, rreth orës 15:30.

 

Shtetasi i vrarë me armë zjarri është Isat Goçaj, banues në Çerem.

 

Focat e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, Altin Ismailisufi., banues në Çerem.

 

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

 

Ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet e këtij krimi të rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *