Kronikë
Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 17-vjeçari në Rrëshen

Një 17-vjeçar është plagosur këtë të premte, pas një konflikti me një bashkëmoshatar.
Reklamë
Sipas policisë, pas një konflikti të çastit A.L. 15 vjeç, ka plagosur me thikë, K.B. 17 vjeç, banues në Rubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




