Një sherr banal mes adoleshenteve ka perfunduar me plagosjen e njerit prej tyre.

 

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e kesaj te merkure ne lagjen nr.15 ne Durres.

 

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *