Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Tiranë.

 

 

Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

 

 

Florian Garo, ka goditur me thikë Kristian Priftin, 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar në këmbë. I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjeksore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

Referuar burimeve të Policisë konflikti mes të rinjve ka qenë për arsye banale.

 

 

 

Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *