E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Sherr me thika në restorantin grek, plagoset kuzhinieri shqiptar

Një sherr me thika ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që pati me të. Ky i fundit ka përfunduar në spital me plagë në bark.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spital. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë