E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr me thika në Kuçovë/ Plagoset një person, arrestohen dy të miturit

Policia e Kuçovës ka arrestuar dy 17-vjeçarë pasi plagosën me mjete të mprehta një tjetër shtetas.

 

Reklamë

Mësohet se të dy këta adoleshentë, për motive të dobëta kanë plagosur me thikë në dorë dhe në shpinë një 19 vjeçar.

 

Kuçovë

Goditën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga dy autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë