E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sherr me thika në Fier, ndërron jetë 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditën e sotme.

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Në sherr janë përfshirë 4 persona, burime bëjnë me dije se autorët e plagosjes janë vëllezër.

Autorët janë arrestuar nga policia, teksa nuk dihen ende detajet dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë