Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë këtë të premte, pas një sherri të çastit para një supermarket, në Cërrik.

 

Sipas policisë bëhet me dije se pas një konflikti të çastit mes shtetasve  E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S,  E.B.,   janë  plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve  shtetasin N.Ç, 28 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim dy  të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *