E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Kronikë

Sherr me thika mes të rinjve

Dy të rinj u përfshinë në një sherr me thika.

Policia e Sarandës njoftoi se në lagjen Butrinti një 23-vjeçar ka goditur me thikë një 20-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i plagosjes u kap nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Njoftimi i policise.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Vazhdo të lexosh

Reklamë