E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr me thika mes nxënësve në Tiranë, ngjarja brenda shkollës

Dy nxënës të shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Reklamë

15-vjeçarët ishin nxënës të “Asim Vokshit:, por mësimin e kryejnë në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” për shkak të rikonstruksionit të godinës së tyre.

“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia./ vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë