Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta mes adoleshentëve.

Një 17 vjeçar është vënë në pranga, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për dy të mitur të përfshirë në konflikt, përkatësisht 14 dhe 16 vjeç.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri)./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *