Një konflikt i nisur në një prej lokaleve të rrugës “Mustafa Metohiti” në kryeqytet, pak ditë më parë, ka përfunduar në dyert e Komisariatit nr.1.

 

 

Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka nisur me fjalë mes një djali dhe një vajze në tavolinë dhe ka përfunduar me shpulla mes njëri-tjetrit. Pas sherrit, vajza ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit ka nisur veprimet proceduriale.

 

 

I riu është shoqëruar në komisariat dhe përmes dëshmisë së tij ka sqaruar ngjarjen. Ai ka pretenduar se fillimisht ka nisur një sherr mes tyre dhe më pas vajza e ka qëlluar me shpullë, të cilën ia ka kthyer dhe ai.

 

 

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, policia po e heton në gjendje të lirë, teksa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

 

 

Ditën e sotme në Komisariatin nr. 1 në Tiranë është paraqitur babai i vajzës, Muharrem Koni, kryeplak i Bërxullës, i cili ka kërkuar arrestimin e djalit që sipas tij i ka dhunuar vajzën, teksa hedh akuza ndaj policisë për mosveprim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *