E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr me policin, 37-vjeçari e godet me makinë

Një punonjës policie është aksidentuar në Kuçovë

 

Sipas policisë së Beratit bëhet me dije se një automjet e ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

 

Reklamë

Në prangat e policisë ka rënë autori I kësaj ngjarje Ylli Luka, 37-vjeç. Ai ishte ndaluar nga punonjësi i policisë Jonuz Vrapi për një kontroll dokumentesh. Gjatë kontrollit Luka është konfliktuar me punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinën e tij, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ndërsa efektivi i policisë u dërgua në spitalin e Beratit pasi ka thyerje në të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë