E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, të plagosura nga ngjarja edhe dy gra

Një sherr i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në Vittorio Veneto të Italisë.

 

Reklamë

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në sherr u përfshinë dy grupe shqiptarësh, të cilët u përplasën me shkopinj bejsbolli, e sende të tjera të forta.

 

Pas përplasjes disa prej tyre u larguan me makinë, por gjatë arratisë rrugës përplasën një tjetër makinë, duke plagosur dy gra pasi kaluan me semafor të kuq.

 

Makina u ndalua më pas nga karabinierët. Gjatë sherrit mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve dy vëllezër shqiptarë. Ata ndodhen në spital.

 

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se gjatë gjithë natën autoritetet policore kanë marrë dëshmi dhe kanë vijuar punën për të kapur të gjithë personat që u përfshinë në sherr. Shkaqet e ngjarjes në fjalë momentalisht janë të paqarta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë