E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherr masiv mes shqiptarësh dhe afrikanësh në Milano, egjiptiani sulmohet me thikë dhe plagoset rëndë

Një sherr i dhunshëm që përfundoi me përdorimin e thikave ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në Via Monte Rosa në Milano. Përfshirë në përleshje ishte një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një 30-vjeçar egjiptian, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, i plagosuri u godit disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke marrë lëndime të rënda. Ai ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Arsyet e konfliktit ende nuk janë sqaruar, ndërsa në ngjarje janë përfshirë disa persona shqiptarë dhe afrikanë që sulmuan 32-vjeçarin. Kur policia mbërriti në vendngjarje, agresorët ishin larguar, ndërsa aty u gjet i plagosuri bashkë me dy shokët e tij.

Personat e shoqëruar janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen. Po ashtu, ka nisur shqyrtimi i kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e sulmit.

Vazhdo të lexosh