Një video e filmuar në Spanjë tregon momentin e një konflikti ku është përfshirë një boksier italian.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes që lamë pas në Barcelonë, ku boksierin italian Federico Colombi ndodhej atje me pushime.

Atleti 22-vjeçar duket se ka refuzuar të paguajë diçka që ka konsumuar në një lagje.

Debati është nxehur dhe grushtet i kanë zënë vendin fjalëve mes dy kamerierëve dhe boksierit, i cili ka sfiduar edhe dy policë të veshur civil.

Boksieri është arrestuar, ndersa një nga kamerierët ka dalë me një hundë të thyer nga përleshja.

Shihni pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *