E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Greqi, goditet me thikë 30-vjeçari

Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në Heraklion. Mediat greke shkruajnë se sherri u regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një lokal.

Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar shqiptar si pasojë e goditjeve të marra me thikë nga bashkëatdhetari i tij.

Ky i fundit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë 30-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, ai u dërgua në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë